Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka sekuestruar anijen “Unistream” që erdhi disa javë më parë në Portin e Durrësit nga Kolumbia, e mbushur me qymyr në të cilën u zbulua një sasi prej 59 kg kokaine.
Në anije, qëndrojnë 12 pjesëtarë të ekuipazhit, të cilët janë shtetas të huaja. Burime për mediet bëjnë me dije se ata mohojnë të kenë lidhje me drogën e gjetur në anije.
Ndërkohë, këtyre shtetasve u janë marrë pasaportat dhe telefonët dhe aktualisht po bëhet këqyrja e aparateve telefonikë për të mësuar më shumë detaje rreth kësaj çështje.
Kujtojmë se në anijen “Unistream” që po sillte qymyr u gjetën disa pako me drogë, e cila ishte nisur nga Kanadaja dhe kishte ndaluar në një port të Kolumbisë, përpara se të mbërrinte në portin e Durrësit, ku edhe u zbulua ngarkesa. Në lidhje me këtë ngjarje u ndalua kapiteni, një shtetas rus i cili është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare.