Nuk kanë të ndalur provokimet nga ana e Koresë së Veriut për fqinjët dhe mbarë botën. Ushtria e Koresë së Jugut bën me dije se fqinja e saj veriore lëshoi 8 raketa të tjera me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të detit të Japonisë.

Lajmi u konfirmua dhe nga qeveria japoneze e cila deklaon se një prej raketave ra pranë zonës ekonomike ekskluzive të Japonisë, pra shumë pranë ujërave territoriale.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut ka thirrur një mbledhje në përgjigje të testit së Koresë së Veriut, e tetëmbëdhjetë që nga fillimi i vitit dhe e treta pasi presidenti Yoon Suk-yeol erdhi në pushtet.

Që më 25 maj, Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë të dyshuar interkontinentale dhe dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin Lindor.