Scicli, Ragusa – Dy arrestime u bënë dje në Scicli për zotërim droge. Në pranga kanë përfunduar 20-vjeçari shqiptar Sali Kola dhe Rifat Xhihani, gjithashtu shqiptar, 24 vjeç.
Gjatë patrullimit, karabinierët i kanë vënë re të dy duke u argëtuar brenda një lokali dhe dyshuan që ata mbanin dhe ruanin me kujdes një valixhe udhëtimi.
Pas kontrollit të valixhes, ushtarakët gjetën shtatë qese që mbështillnin marijuanë me peshë totale rreth 7.5 kg.
Në përfundim të kontrollit, të dy të arrestuarit u dërguan në kazermë dhe u shpallën të arrestuar pasi u akuzuan për trafik droge, në dispozicion të zv.prokurores Giulia Bisello dhe u dërguan në burgun e Raguzës.
Lënda narkotike e sekuestruar është dërguar në laboratorin e analizave të PSH-së në Raguzë për analiza cilësore dhe sasiore si edhe për përcaktimin e saktë të dozave dhe përfitimeve që mund të vinin prej saj.