Reshjet e dendura  të shiut ditën e sotme kanë shkaktuar probleme në shumë akse të vendit.

Shiu është shoqëruar edhe me erëra të forta duke rrëzuar pemë, ku si pasojë janë bllokuar edhe rrugët.

mësohet se si pasojë e stuhisë është bllokuara rruga dytësore e cila të çon nga kryeqyteti drejt Elbasanit, në afërsi të Mulletit.

Që prej ditës së djeshme moti i keq ka goditur vendin ku reshjet e shiut janë prezente në pothuajse të gjithë territorin shqiptar.

Sipas meterologëve moti i keq në vendin tonë do të jetë prezent edhe gjatë ditëve në vijim ku do të kemi dhe një rënie drastike të temperaturave.