Policia e Tiranës ka bërë me dije masat e ndërmarra për protestën e sotme të Partisë Demokratike, e cila do të mbahet në orën 19:00 para Kryeministrisë.
Uniformat blu të kryeqytetit njoftojnë se në kuadër të protestës do të bllokohen disa segmente rrugore, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këto rrugë.
Prej orës 19:00, bulevardi “Dëshmoret e Kombit” nga kryeministria deri tek ish-hotel Dajti do të jetë i bllokuar për lëvizjen e mjeteve. Ndërsa në akset e tjera do te ketë qarkullim normal.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të protestës që do të zhvillohet në orën 19:00, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, janë:
– bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
– rruga “Gjergj Fishta”;
– bulevardi “Bajram Curri”
– bulevardi Zhan D’Ark
Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore.