Këshilli i Mandateve në Kuvend është mbledhur sot për të dëgjuar ministren Olta Xhaçka, e cila mungonte dhe përfaqësohej me avokat, pasi disa deputetë të opozitës kanë kërkuar ndërprerjen e mandatit të saj.
Shkak është dhënia e një kontrate si investitor strategjik një kompanie ku aksioner është dhe bashkëshorti i saj. Seanca nuk ka zgjatur shumë pasi rregullorja nuk parashikonte debate, por vetëm parashtrimet e palës që i kërkohet heqja dorë nga mandati.
14 deputetëve të PD që kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes për shkak se sipas tyre, ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike. Ndërkohë, më 1 korrik edhe grupi i Berishës ka depozituar një kërkesë për të njëjtën procedurë.
Avokati Genc Çifligu është shprehur se mocioni për ministren Xhaçka nuk qëndron sepse ajo nuk ka përfituar asnjë pasuri të shtetit gjatë gjithë kohës që ushtrimit të detyrës së saj. “Gjykata Kushtetuese ka thënë se kërkesa për heqjen e mandatit mund të dërgohet vetëm kur bëhet fjalë për vetë deputetin, kur ai është përfitues”, ka thënë Çifligu.
“Rezulton se Xhaçka nuk ka përfituar asnjë pasuri të shtetit gjatë gjithë kohës që ushtrimit të punës së saj. Gjykata Kushtetuese ka juridiksionin, vetëm kur konstatohen shkeljet. Sikurse e thamë, detyra e Këshillit është të verifikojë nëse mocioni i plotëson kriteret.
2 pyetje: A po ushtron ministra veprimtari që po burojnë nga shteti. A ka fituar ndonjë pasuri ministrja nga shteti? Në përgjigje të këtyre pyetjeve rezulton se deputetja nuk ka ushtruar vetë ndonjë veprimtari fitimprurëse që buron nga shteti.
Nuk është shoqëria që zotërohet nga bashkëshorti i Xhaçkës i ka njohur të drejtën e përdorimit. Në vështrimin e dispozitës, veprimtaria fitimprurëse nuk rezulton e përfituar nga shteti. Gjykata Kushtetuese ka thënë se kërkesa për heqjen e mandatit mund të dërgohet vetëm kur bëhet fjalë për vetë deputetin, kur ai është përfitues.
Duhet të bëhet një verifikim nga ana formale duke marrë parasysh edhe vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese që thotë se nëse nuk është vetë deputeti që përfiton atëherë ajo nuk ka juridiksion që ta shqyrtojë një kërkesë të tillë.
Gjykata Kushtetuese nuk ka kryer një interpretim të situatës konkrete. Nuk provohet fakti se janë kryer veprimtari përfituese. Kuvendi nuk ka të drejtë ta dërgojë në gjykatën Kushtetuese”, u shpreh avokati Genc Çifligu në Kuvend.