Një 37 vjeçar shqiptar humbi jetën 4 ditë më parë në një aksident në Itali. Bëhet fjalë për shtetasin Alfred Voka, i cili u i dentifikua pak ditë  pasi humbi jetën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 korrikut në një kryqëzim në Varese. I riu shqiptar po udhëtonte me një motor tip “Yamaha V-Max” dhe u përplas nga një makinë tip “Jeep.

Ky i fundit ka dalë nga rruga ku ishte dhe është përpjekur që të futet në drejtimin tjetër, por i ka prerë rrugën motorit. Përplasja ishte fatale për shqiptarin i cili humbi jetën në vend