Numri i përdoruesve të drogave në vend është dyfishuar në harkun e 5 viteve. Nga ana tjetër është ulur numri i atyre që konsumojnë lëndë narkotike. Pandemia Covid-19 ka ndikuar te këta tregues sipas punonjësve socialë e psikologëve.
Në vend po shtohen përdoruesit e drogave. Ndonëse shifra jo-zyrtare, numri atyre që konsumojnë lëndë narkotike sipas Qendrës Europiane e Monitorimit për Drogat dhe Varësinë nga Drogat është dyfishuar në raport me vitin 2017.
Ecuria konfirmohet edhe nga qendra që trajtojnë varësinë nga droga, te të cilat numri i atyre që trokasin për ndihmë është rritur ndjeshëm.
“Është ulur mosha e përdoruesve të lëndëve narkotike në këtë rast për drogërat e rënda për heroinën dhe moshat më e madhe varion nga 25 deri në 40. Viti pas viti numrat janë rritur në mënyrë të frikshme” deklaroi punonjësi social, Oltion Korreshi.
Kjo e ka një shpjegim për psikologët.
“Adoleshentët janë të parët që kontaktojnë me lëndët narkotike dhe kënaqësia e tyre për të pasur diçka më shumë i bën ata që të bëhen pjesë e kësaj bote”, deklaron psikologia Arjana Muçaj.
Njëzëri, ata që kanë kontakt direkt me përdoruesit në qendra rehabilitimi e psikologët bien dakord në një pikë; droga sjell kriminalitet.
“Të mos harrojmë që bëhet edhe vjedhës e pre e ligjit dhe shkojnë në burg dhe merret me shitjen dhe blerjen e lëndëve narkotikëve këta persona mbartin një rreth të gjerë të problematikave”, thotë punonjësi social, Oltion Korreshi.
“Treguesi kryesor është shpërndarja e lëndëve narkotike rreth shkollave që tashmë përveç gjimnazeve ka filluar edhe në 9-vjeçare”, thotë Muçaj.
Ndryshime ka pësuar edhe profili i përdoruesve të lëndëve narkotike. Tashmë gratë dhe vajzat përbëjnë 30 për qind të përdoruesve të drogave. Kanabisi, pilulat, kokaina, ekstazia dhe heroina janë drogat më për përhapura në vend.
A2