Juristi e njëkohesisht Koordinatori i “Bindja Demokratike”, Erion Murataj mbështet publikisht efektivët e forcave “Shqiponja” në DVP Elbasan të hetuar sipas tij për vrasjen politike të Pjerin Xhuvanit. Shigjeton Taulant Ballën dhe Gaz Bardhin si frymëzuesit kryesorë te kësaj ngjarje.
Postimi i plotë:
“Sot jam publikisht në krahë të 6 efektivëve të forcave “Shqiponja” në Elbasan. Ata s’mund të jenë kurban i dy “dylberëve” politik, Gaz Bardhi dhe Taulant Balla të cilët për pazaret e tyre politike shkaktuan ngjarjen e 21 Prillit.
Të dashur: Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku,Erjon Balla,Erjon Meçja,Donald Dedja,Besmir Kadiu sot si qytetar, si jurist por dhe si politikan jam në krahun tuaj.
Gjer më sot nuk isha shprehur pasi doja të shihja frytet e drejtesisë së re, por sot e ndiej për detyrë që me përulje ndaj sakrifices suaj të përditëshme të jem krah jush.
Gjej rastin ti bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të kenë ato që i duhen një burri për tu përballur me “dylberat” e politikës 32- vjeçare të cilët shkaktojnë viktima për interesat e tyre personale e politike.”/Egnatia news