Deputeti socialist, Erion Braçe, që vazhdimisht ka ngritur zërin për mungesën e subvencioneve në bujqësi, e quan një betejë të fituar vendimin e marrë sot nga qeveria për të subvencionuar prodhimin e grurit në vend.
‘Jam i gëzuar për popullin e bujqësisë, sidomos për ata që merren me drithin’, thotë deputeti në një reagim në rrjetin social “Instagram”.
Ai thekson se betejat politike kanë vlera dhe fton fermerët të mbjellin sa më shumë hektarë grurë, ndërkohë që do të kenë subvencione për punimin e tokës.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha sot pas mbledhjes së qeverisë se, me vendimin e miratuar, kultivuesit e grurit me sipërfaqe 1 ha, që janë edhe prodhuesit kryesor që dalin në treg, do të përfitojnë një mbështetje prej 30 000 lekë për hektarë.
Reagimi i plotë i Erion Braçes:
ME BESONI, BETEJAT IA VLEJNE!
Edi RAMA e QEVERIA sot:
30 MIJE LEKE|300 EURO PER HEKTAR ME GRURE TE PRODHUAR;
500 MILION LEKE|GATI 5 MILION EURO ME SHUME PER NAFTEN FALAS PER BUJQIT;
40 LEKE/LITER PER NAFTEN E PESHKIMIT.
JAM PAAAAFUUUUND I GEZUAR!
Jo per vete, UNE KETE PUNE KAM E LUFTEN E KAM MENYRE JETESE;
Jam i gezuar per POPULLIN E BUJQESISE;
Ata qe merren me drithin mbi te gjitha!
Nje pyetje kam per ta;
E SHIHNI QE BETEJAT PER POLITIKAT E DREJTA E TE MAJTA, VLEJNE?
VLEJNE!
Tani mezi pres te bashkoheni e mbillni grure me hektare te tera-DO PAGUAJME NE; te plugoni edhe me shume se vjet-DO PAGUAJME NAFTEN NE!