Elbasan

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u kap dhe ndalua shtetasja M. Z., banuese në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi “.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.