Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dajç të Shkodrës, ku 68 vjeçari Vlash Jakaj ka vrarë aksidentalisht nipin e tij ndërkohë që po pstronte armën e gjahut.
Ndërsa 68 vjeçari pastronte armën, nipi i tij, B.J 10 vjeç, ka qenë i pranishëm në momentin kur çiftja u shkrep gabimisht duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa si pasojë e të shtënës, ka mbetur i plagosur në dorë edhe vetë 68 vjeçari i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Plotë:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi Vlash Jakaj, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.
Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezilit për jetën.
Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.