Një vajzë 16-vjeçare, vdiq pasi thithi gaz për të qeshur në një festë në shtëpi.
Kayleigh Burns, me origjinë nga qyteti Halewood në Merseyside, ndërroi jetë në Leamington Spa, Warwickshire, disa momente pasi mori oksid azoti, raporton Liverpool Echo.
Familja e saj fillimisht mësoi se ajo ishte sëmurë kur motra e saj 31-vjeçare Clare Baker mori një mesazh nga një prej miqve të saj natën e 4 qershorit duke thënë se ajo ishte dërguar me urgjencë në spital.
Të pranishmit në festë thanë se Kayleigh, e cila ishte astmatike, kishte thithur gazin më herët në mbrëmje, por më vonë u ankua se nuk ndjehej mirë përpara se të humbiste vetëdijen