Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha pavarësisht se është aktive në rrjetet sociale, ajo nuk tregon shumë nga jeta e saj private. Në intervista të dhëna më parë ajo ka treguar se është në një lidhje me Keyan Safyari por këngëtaren nuk e kemi parë shpesh të postojë foto apo video me të dashurin e saj.

Megjithatë së fundmi, e ka bërë një përjashtim pasi ka publikuar në rrjetet sociale një album me foto të disa momente të lumtura pranë partnerit duke treguar se sa e do dhe se sa e lumtur është pranë tij. Kjo pasi ai feston ditëlindjen e 39. 

Bebe i ka bërë një urim të thjeshtë por domethënës, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, të dua!”

hashethemev që nisën që në mars të vitit 2020, kur ata u fotografuan në Los Angeles. Gjashtë muaj pasi u panë së bashku, çifti duket se ishtin shumë të lumtur së bashku madje Bebe i bleu Keyan një Ferrari për ditëlindjen e tij.

Marrëdhënia u konfirmua kur Bebe postoi një postim në Instagram teksa ishte nën shoqërinë e tij.

Bebe pranoi më pas: “E dua këtë djalë. Unë mendoj se ky është një djalë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë.”

Ajo shpjegoi: “Nëse nuk kam një unazë në gishtin tim, ju nuk do të shikoni një postim në rrjet dhe kjo është e vërteta! Është e vështirë në marrëdhënie të jesh në rrjetet sociale… femra të tjera, i fut në kokë dhe bëhesh pak e pasigurt.”

Image