Nga Erion Murataj.
Nuk është habi dhe kurrsesi habi sjellja e kryeministrit parë në plan të gjerë.
Tipiku i “hamshorit” brenda gardhit ku blen e rreh këdo nga simotrat dhe vëllezërit politik të tij të opozitës se për popullin kuptohet ç’i bën hamshori.
Kurse në Europë?
Atje është një vajzë e mbarë dhe e dëgjueshme që bën me përulesi çdo dëshirë realitet dhe pse si çdo vajzë e mbarë herë pas here shpërthen me reagime afshi si dashnore e thekur vlerave, duke i kujtuar Europës sa “rruspie” është.
Paradoks apo jo?
Po s’ka shumë rëndësi për gardhin e vogël të Shqiperisë, këtu 95% vazhdojnë e shohin si bajraktarin që të bekon ose të dënon e për pasojë shumica përulet dhe shtron kurrizin duke bërë gam-gam aty-këtu, duke u qarë sa i ashpër është por pa bërë asgjë më shumë sesa qarë për faktin.
Modeli për t’ia vënë përballë mungon.
Kërkesa ndaj atyre që bëjnë si alfa sfiduese zëvendesohet nga justifikimi se Rama ka çdo pushtet e kështu duke qeshur duke ngjeshur me parodi se rrëzohet sot rrëzohet nesër. Rama qetësisht ka hyrë në vitin e 10-të që shtyp këtu e shtypet në Europë.
Çeshtja shtrohet se a vlen të kemi lehje nga ata që rreh dhe tall atë që s’thuhet Rama edhe për vite me rradhë?
Apo më mirë të bëjmë një çetë kaçakësh e ti ngjitemi malit ne 5% që kemi vendosur të qëndrojmë burra dersa ti neveritet ajo që i bën Rama një populli të tërë!
Me gam- gam kjo punë nuk zgjidhet!
Formimi i një modeli që do ta barazpeshojë personalitetin e Ramës si vajzë e mbarë jashtë dhe brenda gardhit duhet të lindi nga hiri i simotrave e vëllezërve të tij kameleon në opozitë.
Në të kundërt Rama rrezikon që me bekimin e gjyshërve impotent të Europës, vlersimit global për vajzat e mbara nga një shoqeri e shqyer globale dhe pranimi në heshtje sa mirë ja fut popullit të tij që e voton, do kthehet në një tutor jo vetëm për opozitën e Shqiperinë por do marri titull Nobel për atë punë 😉