Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një mjek të spitalit të qytetit nën akuzën për ‘Mjekim të pakujdesshëm’ ndaj një pacienti.
Procedimi vjen pas kallëzimit të bërë në polici nga bashkëshortja e një personi të shtruar në spital e cila e akuzon mjekun se nuk I ka dhënë shërbimin e nevojshëm mjekësor burrit të saj.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasin M. M., 51 vjeç, banues në Manzë, Durrës (me detyrë mjek në spitalin rajonal Durrës), pasi ka bërë kallëzim shtetasja L. B., e cila pretendon se ai ka kryer mjekim të pakujdesshëm ndaj bashkëjetuesit të saj, shtetasit D. B., 63 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
faxweb.al