Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një çerdhe në Tajlandë, ku kanë mbetur të vrarë 31 persona. Sipas informacioneve, një ish-oficer policie hapi zjarr në një çerdhe, shkruan BBC.
Mes viktimave ka fëmijë edhe të rritur. Autori është ende i lirë pas sulmit në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit.
Sipas policisë, autori qëlloi dhe goditi me thikë fëmijë dhe të rritur. Motivi i sulmit ende nuk dihet, por sipas raporteve oficeri ishte shkarkuar së fundmi. Një oficer i lartë i policisë në provincën Nong Bua Lamphu tha se 23 fëmijë ishin në mesin e viktimave.
Të shtënat masive në Tajlandë janë të rralla. Në vitin 2020, një ushtar vrau 21 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin Nakhon Ratchasima.