“Tragjedi ndodhin gjithkund në botë”.
Kështu u përgjigj kryeministri i Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev teksa u pyet se a do të dorëhiqet Qeveria pas tragjedisë në Tetovë ku nga zjarri në Spitalin Covid humbën jetën 14 persona.
“E kuptoj si akt moral dorëheqjen e Filipçes, Hasanit dhe drejtorëve”, tha Zaev duke komentuar dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësit të tij, Ilir Hasani dhe dy drejtorëve të Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.
“Nuk mendoj se tërë qeveria duhet të japë dorëheqje”, shtoi ai.
Nga zjarri në Tetovë humbën jetën 14 persona, ndërsa 12 persona mbeten te plagosur.