Sali Berisha është i hapur për të bashkëpunuar me të gjithë deputetët që kanë dalë kundër Bashës, me kushtin që ata të pranojnë votën e lirë.

A është shtëpia e lirisë forca e parë e opozitës?

Berisha: Unë mendoj se zgjedhjet e 6 Marsit, nxorën në dritën e diellit se Shtëpia e Lirisë, ka rolin kryesor të opozitës shqiptare. Në 6 Mars, 70% e popullit opozitar votoi për Partinë e vërtetë Demokratike.

Ky ishte një nga produktet më të rëndësishme, rezultati më i rëndësishëm i 6 Marsit, ku qytetarët i treguan Edi Ramës, se lojë me fasadë opozitë dhe me peng opozitë nuk e pranojnë. Unë gjej rastin që të ftoj çdo demokrat dhe demokrate që të lexojë mesazhin e datës 6 Mars, dhe të bashkohemi për të ecur drejt fitores së sigurtë në zgjedhjet e ardhshme.

A keni pasur komunikim me deputetët që dolën kundër Bashës pas 6 Marsit?

Basha: I kam ndjekur zhvillimet brenda selisë së Lul Bravës, vlerësoj dhe përshëndes qëndrimet e PD, të cilët sapo konstatuan me fakte nga qëndrimi i elektoratit, se bravo opozita, është një opozitë e shtirur dhe fallso ata shprehën qëndrimet e tyre të drejta.

Kërkojnë vendime, të cilat Lul Brava nuk i merr kurrë sepse nuk e lejojnë, unë i ftoj ata që të bashkohen me PD-në, i garantoj plotësisht se i vetmi kusht i këtij bashkimi është dhe mbetet vota e lirë. Çdo njeri që pranon votën e lirë si mekanizëm, është i mirëpritur që të bashkohet me ne.