Kryedemokrati Lulzim Basha ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së pasditen e sotme.
Mësohet se mbledhja është lënë në orën 17:00 të ditës së sotme.
Gjatë ditëve të fundit Bashës i kanë kërkuar të dorëhiqet një numër i madh deputetësh, ndërsa ai kishte kërkuar kohë për ta konsultuar këtë me strukturat e partisë.
Koha tashmë duket se ka përfunduar dhe Bashës sot i duhet të marrë një vendim, i cili pritet të shpallet pasditen e sotme.