Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela në një reagim në Facebook, është ndalur tek sulmi ndaj kreut të PD Sali Berisha të ndodhur ditën e djeshme gjatë protestës.
Lela thotë se është pyetur, nëse kreu i PD ka marrë thirrje për të dëshmuar në polici dhe nëse po kur do të shkojë!? Sipas Lelës, Berisha e dha dëshminë e tij publikisht dhe se u pa gjithçka. Më tej shton se policia duhet të tërhiqet nga seria e provokimeve.
Statusi:
Me marrin gazetaret per te me pyetur: a ka marre Berisha thirrje per te deshmuar ne Polici dhe kur do shkoje? Pra, Berisha duhet ta denjoka kete Polici kulimo-politike dhe te shpenzoje, qofte edhe nje minute me te, sikur deshmia e tij nuk u dha e plote publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithcka publikisht. Sikur dhuna ne fytyren e tij dhe te opozites nuk mjafton!!!
Policia duhet te beje mbrapsht nga seria e provokimeve dhe te rrije ne vrimen e saj qe qelbet era kembe korrupsioni!
Ja edhe deshmia me poshte!

