Moderatorja e njohur, Alketa Vjesiu është një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë. Ajo është tepër aktive në rrjetet sociale ku ndan shpeshherë me ndjekësit detaje nga jeta profesionale dhe jo vetëm.
Para pak ditësh, ajo moderoi për herë të parë “Festivalin e 58-të Këngës në RTSH”, i cili rezultoi me një shikueshmëri të lartë për atë edicion.
Pas Festivalit, të shumtë ishin ata që hulumtuan se Alketa Vejsiu do të drejtojë televizionin RTSH. Lidhur me kërë gjë ajo i është përgjigjur së fundmi ndjekëve në “Instagram” ku ka hedhur poshtë të gjithë zërat.
“Jo, s’kam ambicie politike, as drejtuese në asnjë institucion publik”, u shpreh Alketa.
Më herët, moderatorja ka treguar për momentin kur është ndjerë në siklet teksa ka qenë në skenë.
“Po kam pasur një natë të vështirë kur s’isha në humor fare, por duhet të qeshja e të kryeja detyrën! Është pjesa më e vështirë e këtij profesioni.
Ka momente kur në kulmin e seriozitetit më kap e qeshura! Jam perfekte për meme në ato momente”, ka treguar moderatorja.
Në këtë bisedë nuk kishin si të mungonin as pyetjet në lidhje me planet dhe projektet e ardhshme të Alketës.
“A ke ndonjë plan për të bërë 1 këngë, apo ke hequr dorë? Të kam ndjekur qëkur prezantoje në radio”, i ka thënë ndjekësi
“Po do të më pëlqente të rikthehesha me një hit vere psh, ndoshta me një këngëtare tjetër ( e kam një ide në mendje(! Muzika dhe kënga nuk janë zgjedhja ime e parë! Këndoj që e vogël e kam në gen pasionin për muzikën, por s’jam këngëtare në profesion. Pasioni i vërtetë profesional do të mbetet Televizioni dhe Biznesi”, i është përgjigjur Alketa.
icon style