Kryeministri Edi Rama është pyetur gjatë konferencës nëse do të ketë një mbyllje tjetër të vendit, duke mos e përjashtuar si mundësi.
Rama ka thënë se aktualisht është menduar se masat janë të mjaftueshme,por mbetet në diskutim për ashpërsim të masave më tutje.
Rama: Ne jemi qasur kësaj lufte në këtë fazë me shumë fleksibilitet me mbështetjen e Komitetit Teknik që ka besuar që këto masa janë të mjaftueshme dhe duke besuar që njerëzit do të vazhdojnë të jenë njëlloj. Po shohim që njerëzit nuk janë njëlloj si para disa javësh. Që nga Viti i Ri ka nisur një lëshim i vetes dhe ka shumë abuzim që nga ata që nuk vënë maska në rrugë, ose shoh patriotët e mi të Surrelit që i vendosin si fular, si shaje të modës franceze. Faktikisht nuk ka asnjë lloj sensi të rrezikshmërie në njësitë tregtare. Këtu ka një lëshim të vetes, një lloj lehtësie të madhe me të cilën po merret kjo punë. Është e qartë që në çdo centimetër që ne lëshojmë, virusi përparon.
Ka shumë ekspertë pa shkollë që i dinë të gjitha që fillojnë me humoret që virusi flen ditën, del natën. Ora policore është kufizimi i mundshëm i kontakteve. Pra nëse ti nuk ke mundësi të mbyllesh brenda derisa të iki virusi, siç u mbyll Henri i 7 mbreti i Anglisë dhe qëndroi i izoluar totalisht. Atëherë do kufizosh sa të mundesh kontaktet. Një orë më pak është një orë më pak kontakte. Në këtë aspekt është një opsion patjetër. Ne jemi që nga fundi i javës së shkuar për çfarë do të bëjmë dhe presim nga Komiteti. E para është që të zbatojmë këto që kemi dhe Policia e Shtetit të ndryshojë qasjen, inspektoratet. Më vjen shumë keq nëse në ditët në vijim nuk do të shikojmë ndryshim të qasjes së njësive tregtare. Gjëja e fundit që dua të ndodhë në këtë vend është që inspektorë të futen nëpër lokale dhe biznese. Ndaj është një çlirim i dytë apo i tretë pas çlirimeve të Shqipëri që të mos ketë më inspektorë te dera.
Ora tv