Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi u pyet sot nga gazetarët nëse do të lejohet kandidimi i Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit, pas sulmit që i ka bërë atij ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Celibashi tha se do të merret një vendim për Doshin njësoj si për të gjithë kandiodatët e tjerë, dhe tha se në takimet me Kim nuk është folur për emra të përveçëm, por për procesin dhe standardet në tërësi.
Çfarë do të ndodhë nëse Tom Doshi kandidon si deputet?
Celibashi: Për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me kandidatë të caktuar, ne do të flasim në rastet kur të kemi kandidatët. Nuk mund të diskutojmë në mënyrë hipotetike për gjithkënd, takimet me ambasadoren amerikane, kanë qenë të njëjta me çdo takim tjetër të diplomatëve që janë në Tiranë.
Asnjë nuk është ndalur në çështje të veçanta të procesit, duhet të presim datën 8 që të shohim cilët do të jenë kandidatët. KQZ do të ketë të gjithë vëmendjen ndaj çdo rasti, qoftë ky i evidentuar publikisht, qoftë jo, për të marrë vendime në përshtatje me Kodin Zgjedhor.
(E.K/Faxweb.al)