Harry dhe Meghan mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në një festë në nder të Princeshës Diana.
Rreth 100 të ftuar, përfshirë Princin William dhe Elton John, pritet të marrin pjesë në festën, e cila fillimisht ishte planifikuar të mbahet për zbulimin e statujës së Princeshës Diana.
Festa do të zhvillohet në Pallatin Kensington të martën dhe Princi Harry dhe Meghan Markle po mendojnë nëse do të marrin pjesë apo jo, raporton The Sun