Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit të Ekspertëve tha se edhe pse është vënë re një ulje e rasteve të reja gjatë javëve të fundit, është marrë vendimi që këto masa të qëndrojnë edhe për dy javët në vazhdim.
Rakacolli:
Këto rezultate janë si rezultat i masave, është vënë re një zbatim i masave dhe këto janë rezultate. Sic e tham europa po përballet me nje rritje të numrit të rasteve dhe është e qartë që rritje kemi në Gjermani, Francë, por kanë në fuqi dhe izolimin selektiv. Prandaj për këtë arsye komiteti ka vendosur që masat që kanë qënë deri tani kanë qënë të efektshme dhe ato do të qëndrojnë për dy javët në vazhdim.
Masat që do të qëndrojnë në fuqi për dy javët e ardhshme:
Do të vazhdojë të mbetet kufizimi I lëvizjes nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ku do të lëvizet vetëm për emergjenca shëndetësore ose për emergjenca pune.
Baret dhe restorantet do të vazhdojnë të punojnë deri në orën 20:00 (përveç shërbimit delivery).
Shkollat do të vazhdojnë të mbeten online.
Fluturimet me Britaninë e Madhe edhe për këtë periudhë dyjavore do të mbeten të pezulluara.
Vazhdon të mbetet në fuqi edhe për dy javë ndalimi i grumbullimeve me më shumë sesa 10 vetë.
(R.G/Faxweb.al)