Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët në SHBA, nëse Ilir Meta do të shpallet ‘non grata’, pas shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese.

Rama tha se kjo nuk kërkon një analizë shumë të thellë, por tha se nuk do të vijonte të bënte koment sa kohë që pritet një vendim nga Kushtetuesja në ditët në vijim.

Rama u shprer para gazetarëve se ky është momenti që Gjykata Kushtetuese, të kthejë në shinat e duhura respektimin e Kushtetutës, përfshirë dhe nga institucioni i presidentit.

“Të tjerat janë analiza që nuk janë të vështira për tu bërë, kur ndjek me kujdes dinamikën, duke qenë se Ilir Meta është në gjykim, nuk do të doja që të hyja në këtë grackë që ma ngrite me shumë buzëqeshje. Gjykata Kushtetuese ka nderin që të vëjë në vend, nëpërkëmbjen e Kushtetutës”, tha Rama.