UEFA ka njoftuar se pas konsultimit me të dyja ekipet përfaqësuese, ndeshja Danimarkë – Finlandë do të vazhdojë në orën 20:30.
Sipas UEFA-së, do të luhen katër minuta të pjesës së parë dhe më pas do të ketë një pushim pesë minutësh për të filluar pjesa e dytë.
Ndërkohë, ndeshja tjetër Belgjikë – Rusi do të vazhdojë siç është planifikuar dhe do të luhet nga ora 21:00.
