Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për energjinë elektrike, duke përsëritur se çmimi nuk do të rritet.

Ai sulmoi opozitën, duke i kujtuar financimet ruse, ndërsa thotë se ata janë duke përhapur lajmin se qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë nga 1 nëntori, diçka që e konsideroi të pavërtetë.

“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë?”, shkruan Rama në një postim në Twitter.