Largimet masive të shqiptarëve drejt vendeve europiane kanë rritur ndjeshëm kostot në kompanitë prodhuese, nga shtimi i paga dhe rritja e çmimit të lëndës së parë.Por shtimi i kostove nga fuqia punëtore tashmë është reflektuar me rritje çmimesh te disa mallra dhe shërbime. Sektorë siç janë prodhuesit e bukës paralajmërojnë se shtrenjtimi i çmimeve për produktet e brumit mbetet i pashmangshëm nëse situata do të vijojë e njejtë.
Baku thotë se ky profesion siguron të ardhura mjaftueshem per të mbajtur familjen por të rinjte nuk e preferojne si punë.
Një rritje e çmimit të bukës për shumë qytetarë do të thotë vështirësi ekonomike.
Prodhuesit e bukës dhe brumërave pohojnë se rreziku për daljen e tyre drejt tregut të lirë të furnizimit me energji elektrike, shtrenjtimi i miellit dhe përbërësve të tjerë të lëndëve të para, si dhe shtimi i kostos nga rritja e pagave për shkak të mungesës së punëtorëve, pritet të sjellë çmime më të larta të produkteve të brumit./egnatia news