Demokrati: A do të shtohen shkollat shqipe këtu në Athinë?
Berisha: PD e konsideron si AND-në e vet, shekujt e sakrificave të shqiptarëve për dinjitet në diktaturë, pra të burgosurit dhe të persekutuarit politikë. Ju thatë me shumë të drejtë problemet që kanë të bëjnë me qëndrimin e shtetit shqiptar ndaj jush. Unë nuk i harroj kurrë pamjet e emigrantëve shqiptarë të cilët në ditë dimri, 4 ditë në tokën e askujt sepse Rama nuk i lejonte të hynin në territorin tonë duke kryer sipas Konventave Ndërkomvbëtare krim kundër njerëzimit.
Këto akte i ka kryer vetëm Koreja e Veriut ndaj bashkëkombasve, rradhët e tmerrshme në kulmin e vapës te ambasada sikru të ishit qytetarë të dorës së tretë, në një kohë kur ju dhe emigracioni ka kontribuar miliarda euro investime dhe mbështetje këto 30 vite. Turp e faqe e zezë mënyra si jeni trajtuar. Për shkollat unë jam marrë dhe më parë me këtë çështje, autoritetet greke me të cilët kam biseduar janë treguar të gatshme sipas standardeve të BE-së të punojnë për kushtet.
Unë kam besim sërish se qeveria greke nuk do kundërshtojë qenien e shkollave për mësimin e gjuhës shqipe.