Vogëlushja e Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit, Emi, do të bëhet shumë shpejt me një vëlla.

Moderatorja shumë e dashur për publikun e dha lajmin e bukur të pritjes së ëmbël teksa moderonte “Big Brother VIP Kosova”.

Pas përfundimit të reality show-t, Jonida po merret me projekte të tjera por ka gjetur kohën të shijojë edhe veten e shtatzëninë.

Kësaj here, familjes së tyre do t’i bashkohet si bekim një djalë, ndërsa moderatorja ndan herë pas here ecurinë e shtatzënisë së saj. Tashmë barku është rrumbullakosur goxha dhe vërehet qartë.

Në njërën prej fotove, Jonida e ka zbuluar barkun teksa shkruan: Mami me çunin.