Ngrirja e bukës në frigorifer mund të jetë një zakon që kryhet në shumicën e familjeve. Kjo bëhet për të parandaluar që ajo të shkojë dëm. Ka disa përfitime nga ngrirja e bukës, sipas ekspertes së ushqyerjes dhe gastroenterologjisë, Karen Alarcon.

Buka ka një kontribut të madh ushqyes dhe organoleptik (ngjyrë, teksturë dhe shije). Për këtë arsye, Alarcon shpjegon se çfarë do të thotë ta ngrish:

“Të bësh këtë zakon të vogël e bën bukën 10 herë më të shëndetshme, por duhet të hash bukë cilësore si buka me brumë të thartë dhe të kesh një dietë të ekuilibruar.”

Ndaj, ekspertja e të ushqyerit sqaron edhe një përfitim tjetër të bukës që ka më pak karbohidrate:

“Nëse e ngrini bukën dhe e hiqni një fetë për ta ngrohur, karbohidratet do të bëhen fibra probiotike nga të cilat jo vetëm përfiton mikrobiota juaj, por edhe do të rregullojnë glukozën në gjak. Mos harroni gjithashtu se niseshteja për shkak të efektit të nxehtësisë tretet më mirë, kështu që me siguri do të keni më pak shqetësime të fryrjes dhe gazit.”

Kjo do të thotë se do të keni një bukë me më pak karbohidrate, por nëse e tejkaloni konsumin e saj, mund të ndodhë që të rritet pesha e personit që e ha, pasi mund të tejkalohet konsumi optimal i kalorive.

Së fundi, ekspertja dha një këshillë të fundit se si ta ngrini bukën:

“Më mirë ta ngrini të prerë, pasi thjesht hiqni fetat që ju nevojiten dhe i vendoseni në mikrovalë. Nuk duhet harruar se buka e shkrirë një herë nuk mund të ngrihet përsëri.”