Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ka konsideruar përjashtimet nga Grupi Parlamentar i PD-së të turpshme.
Komentet Baçi i ka bërë në rubrikën “Opinion” në News24, ku tha se ky vendim i Alibeajt tregon se ku e kanë katandisur veten ai dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha.
Ai shtoi ndër të tjera se kryedemokrati Sali Berisha është oksigjen për Partinë Demokratike.
“Nuk është se nuk ndikon roli I Berishës, si oksigjen e ka Partia Demokratike. PD tashmë ka marrë formën e plotë të saj. Mbaroi një procesh të shkëlqyer të primareve. Jeta e partisë nuk është thjeshtë në selinë blu, por edhe në bazë. Vendimi i Alibeajt ishte i pritshëm. Duke parë fundin e tij të turpshëm, unë ja kam thënë që fundi do të jetë i turpshëm.
Kishte një votë plebishitare për doktorin si kryetar. Dhe më skeptikët e besojnë se Alibeaj bën lojën e Bashës dhe të dy marrin urdhëra nga Edi Rama. Gjykata nuk është e pavarur, sepse do të kishte marrë menjëherë vendimin dhe nuk do mbahej peng në Apel. Çdo veprim bëhet i orkestruar nga Edi Rama, që të mos hyjë në zgjedhje e bashkuar, port ë krijojë opozitën fallco, duke gjetur një delirant më të madh se Basha. Në Gjykatë vijon të figurojë si kryetar”, u shpreh Baçi.
Kujtojmë se nga grupi u përjashtuan Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj