E ftuara e mbrëmjes së djeshme në “Më lër të flas” ishte aktorja Olta Gixhari, pak ditë pasi ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të BBV

Edhe pse ishte një nga lojtaret më të forta, Olta  krijoi shumë dinamika në shtëpi, por malli për djalin e saj Amar ishte arsyeja kryesore që ajo vendosi ta ndërpriste këtë rrugëtim.

Por, a është penduar Olta që mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e BBV?“Jo, vendimin e mendova disa ditë dhe të të them të drejtën veçanërisht 10 ditëshi i fundit u kthye në një vuajtje për mua. Më mori malli aq shumë për djalin dhe për familjen time por sidomos për Amarin sa e kisha të papërballueshme më. Edhe sikur të më thonin që: “E ke të fituar, qëndro.” unë nuk do qëndroja. Edhe sikur të më thonin që do ta shkurtonin 6 majin dhe do ta bënin dy javë unë prapë nuk do të qëndroja. E kisha të panegociushme. Të vjen ai limiti, kur mbushet kupa dhe fillon derdhet.“- tha Olta.

Top Channel