Dy banorët më të përfolur të momentit janë Einxhel dhe Dj Dagz, pasi publiku duket se po pret që t’i shohë çift.

Javën e kaluar, Arbëri u kthye në shtëpi vetëm për Einxhelin pas eliminimit, duke e ndalur rrugëtimin që kishte me Dj PM.

“Një ndër arsyet pse u ktheva ishte Einxhel. Nuk kam besuar që do mërzitej aq shumë për largimin tim”, deklaroi ai. Ndërkohë, vetë Einxhel e sqaroi marrëdhënien e tyre në spektaklin e së martës duke thënë se beson se një lidhje do i penalizonte.

“Nuk kam dashur të shihet sikur Dagzi po përdoret dhe besoj që një lidhje do të na penalizonte. Një nga pikat që nuk e kam të fortë në jetë është çështja sentimentale, s’i kam kushtuar vëmendje. Jam fokusuar tek puna, vetja, karriera. Nuk e kam menduar asnjëherë të përfshihem këtyre muhabeteve, të përkushtohem apo dedikohem.

Kam nevojë për kohën time, jam natyrë shumë diskrete, nuk e ndaj privatësinë time me gjithë botën. Nëse do të pyesësh jashtë miqtë e mijë, jam shumë e sigurt që nuk më kanë parë ndonjëherë duke e puthur. Jam natyrë e tillë”, tha Einxhel.

E teksa kjo marrëdhënie po komentohet gjatë, fansat janë kuriozë që të dinë se çfarë mendojnë miqtë e saj jashtë. Këta të fundit hera pas here kanë komentuar qëndrimin e moderatores brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E fundit ka qenë moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, e cila ka komentuar raportin e shumëpërfolur mes mikes së saj dhe Arbërit.

Duke iu përgjigjur një pyetje nga ndjekësit, nëse shoqërisë së nuses i pëlqen dhëndri ajo u përgjigj: “Për dhëndër s’di të them se pak shpejt dhe rrethanat janë shumë jo normale, ndaj vetëm koha do e tregojë…porrr si shoqëri e vlerësojmë pafund mbështetjen dhe ngrohtësinë që po i ofron Einxhelit aty brenda.