Romanca e Loredana Bratit dhe Jozefin Markut vazhdon të ndiqet me interes edhe pas daljes nga “BBVA”.
Çifti i ka dhënë të gjitha indiciet se po shijojnë romancën e tyre, megjithëse deri më tani nuk kemi parë asnjë dalje të tyre sëbashku.
Po ashtu, në ditëlindjen e Lorit, lindi pytetja nëse Jozi ishte apo jo prezent?! Ai nuk u pa në asnjërën prej videove që qarkullonin në rrjet.
Ndërkohë, të ftuarit që ishin prezent në ditëlindje nxorën disa detaje në emision “Trotuar”. Ndër ta ishte Xheneta Fetahu, e cila tha se Jozi ka ardhur deri te dera por nuk është futur brenda në festë.
“Ka qenë dhe e ka uruar deri te dera. Nuk ka dashur që të futet brenda për arsye që ndonjë ish-banor kishte agravuar situatën. Nuk ka dashur që t’i prishë ditëlindjen Loredanës”, tha Xheneta.
Sherri në mes të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari që i mori pistoletën policit, 2 motra dhe 3 të rinj
“Nuk përkulem”/ 100 ditë nga burgosja e Erion Veliajt? Flet keu i Bashkisë: Po pengohem forcërisht që të….
Trazira në burgun e Korfuzit! Të burgosurit shqiptarë dhe gjeorgjianë i vënë flakë dyshekëve
E pyetur nëse vazhdojnë të jenë bashkë, Xheneta shton më tej: “Atë nuk mund ta them unë, por po të përgjigjem për pyetjen e ditëlindjes. Po ka qenë dhe e ka uruar. Pyet Loredanën dhe Jozin”.