Në një intervistë për The Guardian, Angelina Jolie u pyet nëse kishte frikë për fëmijët e saj gjatë lidhjes me Brad Pit.
“Po, për familjen time. Për gjithë familjen time”, ishte përgjigja e saj.
Jolie pranoi se nuk mund të fliste thellë për përvojat me aktorin për shkak të një situate të vazhdueshme ligjore, por tha se nuk e mori vendimin për t’u divorcuar nga Pitt.
“M’u desh shumë që të isha në një pozicion ku ndjeja se duhej të ndahesha nga babai i fëmijëve të mi”.
Pitt ka pranuar se kishte një varësi nga alkooli dhe se ai i bërtiti një prej fëmijëve të tij, por mohon të ketë qenë abuzues fizikisht.
Jolie tha se ishte ‘thyer’ nga divorci dhe përvojat e saj të fundit, por donte që familja e saj të ecte përpara.
“Të gjithë ne, përfshirë babanë e tyre. Unë dua që ne të shërohemi dhe të jemi paqësorë. Ne do të jemi gjithmonë një familje”.
Angelina dhe Pitt fillimisht u bënë çift në 2005, por nuk u martuan deri në vitin 2014. Ata u divorcuan në 2019, ndërsa kanë gjashtë fëmijë, tre prej të cilëve janë të birësuar.