Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka folur ditën e sotme nga qyteti i Gjirokastrës për projektin e Bypass-it të qytetit dhe lajmeve që UNESCO ka kërkuar pezullim të punimeve derisa të vërtetohet nëse ka dëm për vlerat e përbashkëta të shtuara.
Sipas Ministres Margariti, nuk është e vërtetë që UNESCO ka kërkuar pezullim të punimeve por thjesht ka kërkuar që të vijë një mision i tyre për të monitoruar, sicc ka ndodhur dhe në raste të tjera.
Margariti më tej shprehet se qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me UNESCO-n dhe lajmi për pezullimin e punimeve i referohet një komunikimi që ata kanë pasur me UNESCO-n.
“Kemi një projekt të integruar. Pak më parë Kryetari i Bashksië më pa ka thënë që projekti ka marrë një fazë shumë të mirë zhvillimi dhe do të kalojë së shpejti në këshillin tonë të trashëgimisë dhe patjetër do të marrë rekomandimet dhe miratimet e duhura. Me miratimin e projektit, hapi i radhës do të jetë implementimi i projektit. Për sa i përket Bypass-it, më vjen keq për abuzimin që i është bërë komunikimit të vazhduar që ne kemi pasur me UNESCO-n. Më vjen keq kur media bide pre e informacioneve të pjesshme. Është një komunikim i hershëm që kemi mbajtur me UNESCO si për ccdo projekt tjetër. Ne kemi pasur në 4 qershor një komunikim për draftin e rekomandimeve për këtë Bypas. Ne kemi një raportim vjetor për Beratin dhe Gjirokastrën. Ata nuk janë shprehur që të pezullohen punimet se bien ndesh me vlerat e shtuara, por ata duan të sjellin një monitorim të ekspertëve të tyre, sicc ka ndodhur në shumë raste të tjera.
Në fokusin tonë, ne duam të bëjmë të mundur që qendra historike të mos jetë më një hapësirë ku të kalojnë makinat. Edhe rasti me parkingun e sheshit të Ccerccizit shkon me rekomandimet e tyre. Jemi në fazë emergjence për shkak të erozioneve. Patjetër që jemi në komunikim me UNESCO dhe presim rekomandimet e tyre finale. Është një proces shumë normal dhe ne patjetër do të marrim të gjitha hapat“, tha Ministrja.
Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group