Ka nisur në orën 17:30, Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, ku pritet të paraqiten vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës.
Në ambientet e Jashtme të stadiumit “Air Albania” u pa dhe deputeti socialist Ditmir Bushati, një eksponent i PS-së, i cili ka pasur së fundmi përplasje me kryesocialistin Edi Rama.
I pyetur nga gazetarët se a ka ndryshuar PS në këto 30-vite, Bushati u përgjigj me po përderisa dhe ai ndodhet aty.
Gazetari: A ka ndryshuar Partia Socialiste në këto 30-vite?
Ditmir Bushati: Normal që ka ndryshuar, deri sa jam dhe unë këtu ka ndryshuar.
Fax Web
