Ka nisur në  orën 17:30, Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, ku pritet të paraqiten vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës.

Në ambientet e Jashtme të stadiumit “Air Albania” u pa dhe deputeti socialist Ditmir Bushati, një eksponent i PS-së, i cili ka pasur së fundmi përplasje me kryesocialistin Edi Rama.

I pyetur nga gazetarët se a ka ndryshuar PS në këto 30-vite, Bushati u përgjigj me po përderisa dhe ai ndodhet aty.

Gazetari: A ka ndryshuar Partia Socialiste në këto 30-vite?

Ditmir Bushati: Normal që ka ndryshuar, deri sa jam dhe unë këtu ka ndryshuar.

Fax Web