A keni listën e personave që kanë hyrë në PD në 8 Janar?
Bardhi: Ka pasur një listë që prokuroria dhe policia e kanë hartuar vetë ditën e ngjarjes. Policia dhe prokuiroria kanë ardhur në seli, dhe kanë regjistruar të gjithë personat që ishin në selinë e PD.
Personat me sende të forta në ballkonin e zyrës së Bashës?
Bardhi: Kam dhënë deklarime për çdo çështje për të cilat jam pyetur, nuk ka pasur asnjë sulm nga brenda selisë, ka pasur akte vetëmbrojtje, për këtë episod kam dhënë shpjegimet e mia në prokurori.
A kanë precedentë personat që u gjetën në selinë e PD-së?
Bardhi: Asnjë prej tyre nuk ka precedentë penal.
Persona me armë në seli?
Po dhe kam dhënë shpjegime të plota për këtë çështje, çdo person i është nënshtruar kontrollit fizik, ashtu si dhe ambientet e brendshme të PD. Ashtu si prokuroria pohoi anjë send i ndaluar nuk është gjetur në ambientet e selisë së PD.
Persona me lidhje fondamentaliste në mbështetje të Bashës?
Bardhi: Nuk ka asgjë serioze në atë akuzë, është një mashtrim.
Pse e mohuat blindimin e dyerve?
Bardhi: Nuk janë dyer të blinduara, kam konfirmuar se asnjë zyrë nuk ka derë të blinduar, asnjë prej zyrave të punës nuk ka pasur as derë të blinduar dhe as derë metalike. Po PD ka marrë masa për të shmangur konfliktin e nxitur nga Sali Berisha. Jam i lumtur që falë atyre masave teknike u shmang gjakderdhja mes demokratëve.
Sa kohë do të qëndrojnë dyert e blinduara në PD?
Sa kohë që të jetë e nevojshme, për të shmangur konfliktin mes demokratëve.
Meta pritet që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në disa bashki, a është gati PD?
BARDHI: Besoj ju jeni dëshmitarë që nuk kam dijeni për zhvillime të tjera politike, pasi jam në prokurori që prej orës 11:00.