Në emisionin Open në News 24 u zhvillua një debat i ashpër mes deputetit të PD-së Flamur Noka dhe gazetarit Arbër Hitaj.
Hitaj pyeti Nokën nëse ai dhe disa persona në Partinë Demokratike kanë frikë nga SPAK-u. Ndërsa, Noka tha se nuk ka frikë aspak, duke fyer edhe gazetarin.
Arbër Hitaj: Ju keni konflikt interesi nga SPAK. A keni frikë nga SPAK? Nuk janë dënuar politikanë nga Struktura e Posaçme vetëm politikanë djathtas, por edhe majtas.
Flamur Noka: Merrni briskun ti dhe SPAK. Drejtësia është e kapur. Beteja jonë është bashkimi dhe lirimi i liderit tonë. Më pas rrëzimi i kësaj qeverie dhe rikthimi i një qeverie teknike. Kjo nuk është drejtësi.
Arbër Hitaj: Këta duan të llastohen, duke iu thënë se janë të mirë, kur nuk janë të mirë. Kanë konflikt interesi, pikë.
(Balkanweb)