Home AKTUALITET SHËNDET A na bën mirë uji i detit për lëkurën? Ja ç’ndodh nëse...

A na bën mirë uji i detit për lëkurën? Ja ç’ndodh nëse qëndrojmë për një kohë të gjatë pa u larë

41

Për të folur rreth kësaj çështje, dermatologia Eva Jorgaqi ka qenë e ftuar sot në studion e “Rreze Dielli” në “Report Tv”.

Ajo u shpreh, se ashtu si çdo gjë tjetër me shumicë që na dëmton, edhe qëndrimi për një kohë të gjatë më ujë deti në trup, nuk të bën mirë!

“Kripa e detit ose solucionet fiziologjike, nuk është se duhen mbajtur gjatë në trup. Edhe për detin janë të njëjtat probleme që janë edhe për pishinën. Mbajtja gjatë e ujit të detit mund të shkaktojë dermatit irritativ. Kripa mund të shkaktojë probleme, kështu që unë nuk shoh ndonjë arsye për ta mbajtur aq gjatë”, tha dermatologia Eva Jorgaqi.

Sipas dermatologes mund të rrezikojmë nga myku për shkak të lagështisë së trupit, ndaj edhe duhet të tregojmë kujdes.

“Sëmundjet mykotike zakonisht preferojnë palat e lëkurës, nën sqetulla, poshtë gjoksit, intertrigot, në hapëirat mes thonjve, apo gishtave të këmbëve. Ato vijnë zakonisht kur ne bëjmë banjë, por nuk thahemi mirë, lagështira e trupit e favorizon shfaqjen me pruri për një kohë të gjatë. Problemi shikohet që është evident për një kohë të gjatë tek thonjtë apo lëkura. Atëherë ne i drejtohemi mjekut, sepse ka disa lloje myku. Direkt pas ekzaminimit fillojmë edhe trajtimin”, u shpreh dermatologia Jorgaqi.