Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat ka treguar se për çfarë ka diskutuar gjatë takimit me ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried.
Ai tha se kishin diskutuar për çështje të rëndësishme që prekin Shqipërinë dhe marrëdhëniet e Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Pata kënaqësinë që të prisja zyrtaren e DASH. Diskutuam dhe folën për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke përballur. Çështje që lidhen me zgjedhjet, krimin e organizuar, shtetin e së drejtës. Po kështu edhe çështje të rëndësishme si ajo e luftës kundër korrupsionit. Nuk mund të lija pa diskutuar marrëdhënien që PD ka pasur me SHBA. Me kënaqësi vura re dhe pashë mbështetjen që SHBA kanë me PD. Mora mbështetjen e zonjës dhe të DASH për mbështetjen e një opozitë të fortë dhe të qëndrueshëm, një opozite pro amerikane që sheh nga e ardhmja”,-tha Alibeaj.
Ndërsa i pyetur nëse u përmend emri i Berishës gjatë takimit ai zgjodhi mos të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë.
“Ju më njihuni se në takime diplomatike thuhet për ato çështje që janë të rëndësishme”,-tha Alibeaj.