Gjatë intervistës për emisionin Top Story kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe burgosjen e Ervin Salianjit.

Ndërsa mohoi se ai u sakrifikua për vulën e PD, Berisha theksoi se ekspertiza britanike për identifikimin e zërit të Geron Xhafës u falsifikua dhe se u vunë dëshmitarë të rremë për çështjen.

Berisha: Edi Rama për burgosjen e Salianjit është kënaqësi e trashëguar nga i ati i tij xhelat që intelektual i cili firmoste fill pas Ramiz Alisë për të varur në litar Havzi Nelën. Edi Rama tregon triumfin e të ligut, e narkosit tipike se Ervin Salianji i bëri një shërbim shqiptarëve, denoncoi publikisht një regjistrim jo të porositur nga ai por një redaksi krejt tjetër të një gazetari guximtar në të cilën faktohej se Geron Xhafaj, një kriminel i dënuar në Bolonja, i dënuar në Venezuelë, vijon trafiqet nga Vlora në mbrojtje të vëllai të tij ministër.

Edi Rama, Fatmir Xhafaj arritën me mercenarët e Skapit të partisë të akuzojë Ervin Salianjin, një padi që se ka bërë kurrë, nuk kishte depozituar asnjë kallëzim por denoncim publik si një deputet, tani meqë jam këtu dua të sqaroj vetëm për një moment, Edi Rama arriti të mashtrojë edhe të huaj.

Ekspertiza britanike përjashtoi në mënyrë totale se zëri nuk ishte i dëshmitarit të rremë, por zëri i përdorur nga Xhafaj ngjiste më zërin e Babales. Një kurth i poshtër me dëshmitarë të rremë, futën në burg një shërbëtor të interesit publik. Pas këtij arresti është full e krye Edi Rama. Pas skenarit të rrëmbimit të goditjes së Ilir Metës është Edi Rama duke përdorur një kriminel të lidhur me trafikantët dhe aktet e tjera siç është drejtori aktual i policisë dhe Altin Dumani.

Sulo: Po akuza për vulën dhe ideja e karrierës, se humbi mandatin, keni një ide për karrierën e tij?

Berisha: Ai do të ketë një karrierë të shkëlqyer politike do t’i shërbejë vendit me trimëri dhe guxim. Në këtë aspekt vetë frymëzon demokratë të tjerë se si duhet të luftojnë me të vërtetën.