Kreu i Lëvizjes “Ura” në Malin e Zi, Dritan Abazoviç tha sot se brenda 2 javësh pritet që vendi të ketë një qeveri të re.
I pyetur nga mediat se kur do të përfundojnë bisedimet pas marrjes së mandatit për formimin e kabinetit të ri, Abazoviç tha se nuk dëshironte të jepte një datë të saktë, por shtoi se gjithçka mund të mbyllej brenda 10-15 ditëve.
Siç dihet Abazoviç ka marrë mandatin nga Presidenti Gjukanoviç për krijimin e qeverisë pas rrëzimit të kabinetit me një mocion mosbesimi në Parlament.
Deklaratat, Abazoviç i bëri nga Ulqini i cili këtë të dielë zhvillon zgjedhje lokale dhe ku garojnë 5 lista partish.