Kryeministri malazez Dritan Abazoviç, gjatë vizitës së tij në qytetet ukrainase Borodjanka dhe Irpin, tha se paqja nuk ka çmim.
Ai tregoi se pati mundësinë të vizitojë qytetet e shkatërruara nga lufta dhe të dëshmojë një katastrofë të madhe humanitare.
Është tragjike ajo që pamë dhe dëgjuam, infrastruktura e shkatërruar, dhe përfundimi është i thjeshtë, duhet të jemi krenarë për qytetarët e Malit të Zi që zgjodhën paqen. Paqja nuk ka çmim, paqja është gjithçka që na nevojitet. Pavarësisht nga të gjitha dilemat dhe dyshime që kemi në shoqëri, gjëja më e rëndësishme është paqja, ky është supozimi më i rëndësishëm i çdo gjëje”, tha Abazoviç.
Gjithashtu kryeministri i Malit të Zi tha se ata ndodhen aty për të mbështetur Ukrainën.