Shitja e aboneve muore për shumën e 600 lekëve të reja prej 6 muajsh ndërkohë që vlera reale e tyre është 1600 lekë të reja, është një veprim i dyshimtë. Fax News ka marrë prononcimin e qytetarëve që përdorin transportin publik për t’u njohur më mirë me mendimet që ata kanë rreth kësaj çështje por edhe për t’u informuar rreth masave të marra ndaj Covid-19.

Qytetarët shprehen se nuk kanë dijeni përsa i përket çmimit të biletës por se kjo gjë ishte gjithashtu një e mirë për ta. Ndërsa lidhur me masat e marra kundër Covid-19, ata u shprehën senuk zbatoheshin në asnjë linjë të urbanëve dhe se rreziku ëpr t’u infektuar ishte shumë i lartë.

Qytetarët:

Ku di unë cfarë bëjnë ata, vijnë zgjedhjet në bashki, bëhen tenderime. Kta janë dallavere. Me 6000 lekë e mora abonenë, unë nuk e di, por për ne më mirë është se fukarenj jemi.

Masat anti-covid në urbane.

Më së shumti nuk i mbajnë. Ne të rrezikum jemi por cfarë të bëjmë. Kinostudio është skandaloze, të vish në mëngjes me të, të merret fryma. Nuk futesh dot mrena se të merret fryma.

Tani u është mbush mendja dhe për arsye elektorale e kanë ulur cmimin nga 16 mijë lekë në 6 mijë. Unë nuk jam me këtë ide, duhet të jetë çmimi real. Sot shoh që asnjë nuk mban maskë. Vijnë nga ana e anës na sjellin infeksionin dhe na mbajnë izoluar. Unë jam komunist, coh Enver Hoxha nga varri.

fax