“Këngëtarja tullace” e Eugene Joneskos do të rinisë jetën artistike në Tiranë pas mbylljes pandemike. Teatri absurd vjen si dance teatër ku fjala dhe trupi përçojnë kaosin e shoqërisë dhe mungesën e vazhdimësisë së mendimit e logjikës çka çon në tëhuajësimin e tjetrit afër nesh.
Premiera e “Metropolit” vjen në teatrin veror të akademisë së Arteve dhe më pak spektatorë në respekt të rregullave anticovid.
Teatri Metropol me Këngëtaren Tullave, ai i kukullave me “Peshkun e artë” dhe Teatri eksperimental me dy shfaqje që jepen në oborr për grupe të organizuara nga shkolla e kopshte, po përpiqen të rinisin jetën kulturore kryeqytetëse.